SHPËRHAPJE f. fiz.

  • 1. Depërtimi i dyanshëm i molekulave a i atomeve të një trupi midis molekulave a atomeve të një trupi tjetër, me të cilin është në kontakt. Shpërhapja e lëngjeve (e gazeve). Koeficienti i shpërhapjes.
  • 2. Përhapja e rrezeve të dritës, që kalojnë nëpër një trup të tejdukshëm ose që bien në një sipërfaqe jopasqyruese, në të gjitha drejtimet.