SHPËRNDAHEM vetv.

  • 1. Largohemi nga njëri-tjetri në drejtime të ndryshme (pasi kemi qenë bashkë në një vend). Turma u shpërnda. Kooperativistët janë shpërndarë fushave. Dhitë u shpërndanë shpatit. U shpërndanë grupe-grupe. U shpërndanë si zogjtë e korbit. Shpërndahuni!
  • 2. vet. veta III. Largohet, ikën andej-këtej në drejtime të ndryshme, zhduket; përhapet, nuk rri i përqendruar (edhe fig.). U shpërnda mjegulla. U shpërndanë retë. Të mos shpërndahet vëmendja!
  • 3. fig. Merrem me shumë gjëra a me shumë punë dhe nuk thellohem në asnjë prej tyre. Ai është shpërndarë shumë.
  • 4. Pës. e SHPËRNDAJ.