SHPËRNDARË mb.

  • 1. I përhapur në një sipërfaqe pak a shumë të madhe; që janë vendosur një këtu e një atje, që janë larg njëri nga tjetri; i përndarë; kund. i mbledhur, i përmbledhur. Fshat i shpërndarë. Me shtëpi të shpërndara. Popullsi e shpërndarë.
  • 2. Që nuk është i bashkuar e i lidhur, që nuk vepron në mënyrë të bashkërenduar (për një grup njerëzish). Forca të shpërndara.
  • 3. Që merret me shumë gjëra a me shumë punë dhe nuk ka mundësi të thellohet në asnjë prej tyre (zakonisht për njerëzit e punës mendore); i papërqendruar. Ai është shumë i shpërndarë. E kishte vëmendjen të shpërndarë.