SHPËRNJOH kal.

  • 1. Nuk dua t'ia njoh të mirën dikujt, nuk dua t'ia di për nder; nuk i kushtoj vëmendje, nuk e nderoj. Ia ka shpërnjohur të mirat që i ka bërë.
  • 2. Nuk e marr parasysh, nuk e pranoj, nuk e njoh, nuk i kushtoj vëmendje. Shpërnjeh të vërtetën historike (faktet, dokumentet).