SHPËRQENDROJ kal.

  • 1. Ndaj në pjesë a në njësi më të vogla dhe i shpërndaj në vende ose në pika të ndryshme; shpërndaj (për njerëz a sende); kund. përqendroj. Shpërqendroj forcat (mjetet).
  • 2. Largoj vëmendjen, kujdesin etj. nga një gjë a nga një çështje e caktuar dhe e drejtoj në gjëra e çështje të tjera. Shpërqendroj vëmendjen (kujdesin).