SHPËRVJEL kal.

  • 1. Përvesh, shpërvesh; zhvesh, largoj atë që e mbulon a e vesh diçka, hap. Shpërvjel mëngët (krahët, llërët, duart). Shpërvoli pantallonat deri në gju. Shpërvjel këmishën. Mjeku ia shpërvoli sytë. Shpërvoli dy misra dhe i poqi.
  • 2. Kthej buzët nga jashtë në shenjë mospëlqimi, mospajtimi, pezmatimi a qesëndie, shpërvesh. Shpërvoli buzët.