SHPALOS kal.

  • 1. Hap e shtrij një gjë që ka qenë e palosur a një gjë me pala (një rrobë, një letër etj.); kund. palos. Shpalos flamurin. Shpalos hartën. Shpalos një letër. I palosi e i shpalosi rrobat (ndërresat, petkat).
  • 2. Shfletoj. Shpalos albumin (një libër).
  • 3. fig. Paraqit, parashtroj diçka dalëngadalë a pjesë-pjesë, shtjelloj. Shpalosi mendimet. Shpalos kujtimet e fëmijërisë. U shpalosi zemrën shokëve.
  • Shpalosi (ngriti) flamurin shih te NGRE.