SHPARCË f.

  • Copë e vogël prej leshi, me të cilën fërkojmë trupin kur lahemi; leckë e trashë për të larë enët. Shparcë e butë. Sapunis shparcën. Lahem me shparcë. Fërkoj enët me shparcë.
  • Janë si sapuni me shparcën rrinë gjithnjë bashkë, nuk ndahen kurrë. I shpëton shparca nga duart është shumë i dobët e i pafuqishëm; është plak i rrëgjuar që s'i punon dora e këmba.