SHPENGIM I m.

  • Gjendje kur e ndiejmë veten të çliruar nga diçka që na pengon, na ndrydh a na kufizon në sjelljet e në veprimet tona. Ndjeu një shpengim. I jap shpengim dikujt.

SHPENGIM II m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHPENGOJ II, SHPENGOHEM II. Afati i shpengimit.
  • 2. Shuma që paguhet për të nxjerrë nga pengu dikë a diçka (në vendet ku merren a lihen pengje ose për kohën e kaluar). Paguanin shpengimin.