SHPESHTË mb.

  • 1. Që përsëritet shpesh, që ndodh a që bëhet shumë herë me radhë e pa kaluar shumë kohë, i dendur; kund. i rrallë. Vajtje-ardhje (udhëtime, vizita) të shpeshta. Puls i shpeshtë. Goditje (të shtëna) të shpeshta.
  • 2. Që është i ndërtuar a që përbëhet prej sendesh të njëllojta, të cilat janë vendosur afër e afër; që janë pranë njëri-tjetrit, që janë pranë e pranë; i dendur; kund. i rrallë. Pyll i shpeshtë. Misër i shpeshtë. Degë të shpeshta. Fshatra (shtëpi) të shpeshta.
  • 3. Që i ka fijet të ngjeshura, i rrasët, i plotë, i dendur (për sendet e thurura a të endura); që i ka vrimat shumë të imëta e të dendura (për sitën); i dendur; kund. i rrallë. Stof i shpeshtë. Triko e shpeshtë. Sitë e shpeshtë. Gardh i shpeshtë. Thurje e shpeshtë.
  • 4. Që bie me pika a me fije të dendura (për shiun e për borën); i dendur; kund. i rrallë. Shi i shpeshtë. Borë e shpeshtë.