SHPLEKS kal.

  • 1. Hap a ndej diçka të gërshetuar, shthur; kund. pleks. Shpleks gërshetat (flokët, leshrat). Plekste e shplekste gishtat.
  • 2. Çngatërroj, shkoklavit. Shpleks litarin (gjalmin).
  • 3. Shthur diçka të thurur. Shpleks çorapin (trikon).