SHPOR I m.

  • 1. Kocka e kraharorit të shpendëve, samari a gjoksi i shpendëve; heqës.
  • 2. Samari i kafshës.

'SHPOR II m.

  • 1. Mamuz. Shporet e çizmeve. I nguli shporet kalit. Vuri shporet.
  • 2. bot. Zgjatim si gyp i kupës a i kurorëzës së lules, ku mblidhet nektari.

SHPOR III m.

  • 1. Lehe, vllajë; pjesa ndërmjet dy hullive në një arë të palëruar, e gjerë aq sa arrin krahu kur hedhim farën e grurit. Ujitje me shpore. Ka mbjellë dy shpore me duhan. Hedh farën shpor për shpor. Tetë shpore u bë ara.
  • 2. Vijat që ndajnë lehet dhe që shërbejnë për të ujitur a për kullimin e tokës; vija të vogla që hapen nëpër ara, që të përhapet uji sa më mirë gjatë ujitjes; lehe. Zë shporin. I bëmë shporet arës.