SHPRESOJ kal.

  • 1. Kam besim se do të bëhet a do të plotësohet ajo që dëshiroj dhe qëndroj në pritje me një besim të tillë, kam shpresë. Shpresoj se do të vijë (do të shërohet, do të fitojmë). Shpresoj se do të më shkruash rregullisht. Sa jam gjallë, shpresoj. Mos shpreso kot!
  • 2. jokal. I mbështet shpresat te dikush a te diçka. Shpresoj shumë tek ai. Shpreson shumë te banjat me squfur.