SHPRETKË f. anat.

  • 1. Organ në trajtën e një gjuhe në anën e majtë të zgavrës së barkut te njeriu dhe te kafshët kurrizore, që përbëhet prej një indi të butë si sfungjer e me ngjyrë të kuqe të errët dhe që merr pjesë në formimin e gjakut e në shkëmbimin e lëndëve; ky organ i disa kafshëve që përdoret si ushqim. Me shpretkë të ënjtur (të zmadhuar). Shpretkë e pjekur (e fërguar). Shpretkë e mbushur një lloj gjelle me shpretkë. Shpretkë lope (qengji). Zmadhimi i shpretkës. Ka shpretkën. bised. i është ënjtur shpretka (zakonisht nga sëmundja e malaries).
  • 2. veter. Sëmundja e plasjes te kafshët.
  • 3. bised. Shtresë e trashë si pelte që formohet në uthull nga shtimi e përqendrimi i mikroorganizmave, shtrati i uthullës.