SHQEP kal.

  • 1. Hap një të qepur, duke prerë a duke këputur perin; ndaj a shkëput njërën nga tjetra pjesët e qepura të një veshjeje; kund. qep. Shqep këmishën (pallton, jastëkun). Shqep mëngën (jakën, xhepin).
  • 2. Shkul nga vendi; zbërthej; shemb, shkëput e rrëzoj. Shqep dërrasat e dyshemesë. Mos e shqep parmakun! Shqep shkëmbinj nga mali.
  • 3. fig. Ndaj me forcë, shkëput, largoj. S'e shqep gjë prej saj.
  • 4. vet. veta III. përf. E bën copë-copë, e shqyen, e çan (për egërsirat). E shqepi ujku kaun (delen).
  • 5. bised., përf. Ha duke e zhvatur; ha gjer në fund (për mishin). Po shqepte një kofshë qengji. E shqepi pulën.
  • 6. fig. thjeshtligj., përf. E rrah fort dikë, e shemb; e mund keqas (në një ndeshje sportive a në një lojë tjetër). E shqepi në dru (në hu). E shqepi me grushte. E shqepi së rrahuri. Në futboll i shqepën.
  • 7. fig. thjeshtligj. Ngop, dend. Të shqep me gënjeshtra.
  • 8. krahin. Shpërndaj; përhap. U shqep cigare miqve. I shqepën nëpër çeta. Shqep plehun në arë.
  • Qep e shqep shih te QEP. Qep një pëllëmbë e shqep një pash shih te QEP.