SHQEPOJ jokal.

  • 1. Eci çalë-çalë kur kam vrarë këmbën a më ka hyrë ndonjë gjemb; çaloj lehtë. Shqepon pak nga e majta. Shqepon dhia (delja). Po shqepon kali.
  • 2. kal. E bëj të çalojë, të ecë si i shqepët. Hikrraqi i shqepon dhitë.
  • 3. fig. Çaloj; ngec. Shqepon në të folur.
  • 4. fig. Gaboj, shkas. Shqepove që ia dhe atij.
  • 5. fig. bised. Nuk e mbaj fjalën që kam dhënë, i bëj bisht fjalës, e ha fjalën. Nuk u shqepon fjalëve.