SHQOPË f.

  • 1. bot. Shkurre përherë e blertë, që rritet në djerrina të thata e në gurishta, me gjethe të vogla si hala e me lule si vile, degët e së cilës përdoren për fshesa dhe rrënjët për të bërë çibukë, kërraba e sende të tjera; mreçë. Pyll shqope. Qymyr shqope. Fshesë shqope. Llullë (çibuk, lugë) shqope.
  • 2. bised. Fshesë që bëhet prej degëve të kësaj bime dhe që përdoret për të fshirë oborrin a rrugën. Fshinin me shqopa.