SHTËPIAK m. krahin.

  • I zoti i shtëpisë, kryefamiljari.

SHTËPIAK mb.

  • 1. Që i përket shtëpisë, i shtëpisë; që përdoret në shtëpi. Punët shtëpiake. Ekonomia shtëpiake lëndë mësimore, nëpërmjet së cilës nxënësit mësojnë punët e shtëpisë (të gatuajnë, të qepin, të thurin etj.). Orendi shtëpiake. Artikuj shtëpiake.
  • 2. Që bëhet në shtëpi; që punon në shtëpi. Zejtaria shtëpiake. Zejtar shtëpiak. Industri shtëpiake. ek. përpunimi në shtëpi (kundrejt një pagese me copë) i lëndëve të para që u shpërndan zejtarëve një sipërmarrës, si një formë prodhimi e periudhës së manifakturës në kapitalizëm.
  • 3. Që rritet a mbahet pranë shtëpisë, që nuk është i egër (për kafshët e shpendët). Kafshë shtëpiake. Shpendë shtëpiake.
  • 4. Që kujdeset shumë për punët e shtëpisë e të familjes familjar; që i pëlqen ta kalojë kohën e lirë në shtëpi. Njeri (burrë) shtëpiak.
  • 5. Që nuk është në marrëdhënie pune, por merret vetëm me punët e shtëpisë (për gratë). Grua (vajzë) shtëpiake.
  • 6. Përd. em. sipas kuptimeve 4 e 5 të mbiemrit.