SHTAB m.

  • 1. usht. Organ i drejtimit të trupave pranë komandës së një njësie ushtarake a të një reparti ushtarak; oficerët që e përbëjnë këtë organ; vendi a ndërtesa ku është vendosur ky organ. Shtabi i përgjithshëm organ i drejtimit të forcave të armatosura të një vendi, që varet drejtpërdrejt nga komandanti i përgjithshëm (ose nga ministri i mbrojtjes). Shtab gjitharmësh. Shtabi operativ. Shtabi i batalionit (i brigadës, i korpusit). Shtabi i zonës (i qarkut).
  • 2. Organ drejtues në një aksion a në një veprimtari tjetër të organizuar ose në njësi që kanë organizim të ngjashëm me atë të ushtrisë. Shtab drejtues. Shtab politik. Shtabi qendror (udhëheqës). Shtabi i elektrifikimit (i ujitjes). Shtab pune. Shtabi i çetës së pionierëve.