SHTARË f.

  • 1. bot. Bimë barishtore e helmët e viseve malore, me kërcell të drejtë deri në një metër e gjysmë të lartë, me gjethe vezake e të gjera dhe me lule zakonisht të verdha në të gjelbër, nga rrënjët e së cilës nxirret një lëndë me veti mjekuese. Rrënjët e shtarës.
  • 2. fig. Helm, farmak. Iu bëftë shtarë (ajo që hëngri)! mallk.
  • 3. fig. bised. Dëm, e keqe; sjellje e papëlqyeshme që hidhëron të tjerët. Ç'qe kjo shtarë që na bëri!
  • 4. përd. mb. fig. Shumë i kripur; i hidhur, farmak. Gjella qenka shtarë. M'u bë goja shtarë.
  • 5. përd. ndajf. Keq, ters. E nisi mbarë, e mbaroi shtarë. I vaftë shtarë! mallk.