SHTEGTOJ jokal.

  • 1. Bëj udhë të gjatë, zakonisht më këmbë a me kafshë; udhëtoj në vende të huaja. Ka shtegtuar shumë.
  • 2. Shkoj vazhdimisht nga një vend në një vend tjetër, duke marrë me vete gjithë ç'kam, bëj jetë endacake. Shtegtonin vazhdimisht.
  • 3. Shkoj nga një vend në një vend tjetër për punë a për një qëllim të caktuar; shkoj nga kullotat verore në kullota dimërore e anasjelltas (për bagëtitë dhe barinjtë e tyre). Shtegtojnë larg. Shtegtonin me kopetë e tyre. Shtegtojnë qytezat së bashku me vullnetarët.
  • 4. vet. veta III. Largohet në vjeshtë për të shkuar në vende të ngrohta dhe kthehet përsëri në pranverë (për shpendët). Shtegtuan dallëndyshet (lejlekët).
  • 5. kal. E shpie nga një vend në një vend tjetër për kullotë të mirë (për bagëtitë a për bletët). I shtegtojnë bagëtitë (bletët).
  • I shtegton mendja dikujt i shkon mendja, i bredh mendja.