SHTERPËSI f.

  • 1. Të qenët shterpë, paaftësia e një kafshe për të pjellë ose e një qenieje tjetër për t'u riprodhuar; paaftësia e gruas për të mbetur shtatzënë; paaftësia e disa luleve për të lidhur farë. Shterpësia te lopët. Shterpësia e gruas. Shterpësia e lules. Përqindja e shterpësisë.
  • 2. Paaftësia për të prodhuar, varfëri; kund. pjellori. Shterpësia e tokës.
  • 3. fig. Mungesa e aftësisë krijuese, varfëri e mendimit a e krijimtarisë; të qenët i pafrytshëm e i padobishëm. Shterpësi shpirtërore. Shterpësi letrare. Shterpësi mendimi (fantazie). Shterpësia e jetës së tij.