SHTETËROR mb.

  • 1. Që ka të bëjë me shtetin, që i përket shtetit, i shtetit. Organizimi shtetëror. Administrata (organet) shtetërore. Aparati shtetëror. Pushteti shtetëror. Pronë shtetërore. Kufiri shtetëror. Sektori shtetëror i ekonomisë. Ndërmarrje shtetërore. Instituti shtetëror i arkave të kursimit dhe sigurimeve. Hua shtetërore. Disiplina shtetërore. Sekret shtetëror. Në rrugë shtetërore.
  • 2. Që ushtrohet a që bëhet nga shteti; që vendoset nga shteti. Tregti shtetërore. Kontroll shtetëror. Çmime shtetërore.
  • Kapitalizëm shtetëror shih te KAPITALIZ/ËM,~MI.