SHTETAS m.

Pjesëtar i popullsisë së përhershme të një shteti, i cili gëzon të gjitha të drejtat civile e politike dhe përmbush të gjitha detyrat që i takojnë sipas ligjeve të këtij shteti. Shtetas shqiptar. Shtetas i huaj. Shtetas i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Të drejtat dhe detyrat e shtetasve.