SHTHUREM vetv.

  • 1. vet. veta III. Prishet a shplekset vetiu (një gjë e thurur). Iu shthurën gërshetat. U shthurën çorapet. U shthur gardhi.
  • 2. fig. vet. veta III. Humbet lidhjen a gërshetimin e rregullt (për mendimin e shtjellimin e tij). Iu shthurën mendimet.
  • 3. vet. veta III fig. Ndahet e bëhet pjesë-pjesë, copëzohet, i prishet njësia, shpërbëhet. Fronti armik u shthur. Radhët e fashistëve u shthurën. Sistemi kolonial është shthurur.
  • 4. vet. veta III fig. Prishet rregulli, organizimi, mbarështimi; dobësohen kërkesat e disiplina, bëhen lëshime, lejohet që gjithkush të bëjë sipas kokës së vet; prishet, shkatërrohet. Loja u shthur. Të mos shthuret disiplina!
  • 5. fig. Prishem a bie moralisht, marr rrugë të keqe e zhytem në vese. Kishte rrezik të shthureshin. Ishin shthurur fare.
  • 6. Pës. e SHTHUR.