SHTIHEM I vetv.

  • 1. Jepem fort ose bie, pas dikujt a pas diçkaje. Është shtënë pas muzikës (pas gjahut, pas të pirit). U shti pas saj.
  • 2. pavet. Më teket, më pushton një dëshirë e madhe për diçka (zakonisht për gjëra që hahen). M'u shti për peshk. Iu shti për byrek me kungull.
  • 3. pavet. Më bëhet sikur shikoj dikë a diçka (në ëndërr), më duket, më përhihet. M'u shti në ëndërr (në gjumë).
  • 4. Pës. e SHTIE.

SHTIHEM II vetv.

  • shih SHTIREM.