SHTRESËZIM m.

  • 1. Shtresim.
  • 2. spec. Të qenët shtresa-shtresa, përbërja prej shtresash; mënyra e vendosjes së këtyre shtresave. Shtresëzim i pjerrët (i kryqëzuar, paralel, diagonal). Shtresëzimi i formacioneve. Shtresëzimi i atmosferës.
  • Shtresëzimi shoqëror teori sociologjike borgjeze, që i ndan njerëzit në shtresa shoqërore sipas moshës, seksit, racës, besimit fetar, nivelit arsimor, vendbanimit etj. dhe që ka për qëllim të hedhë poshtë parimet marksiste-leniniste të ndarjes së shoqërisë në klasa, të mohojë ligjin e luftës së klasave dhe të përjetësojë pabarazinë shoqërore.