SHTYPEM vetv.

  • 1. Ngjishem a shtrëngohem fort pas dikujt (kur ka shumë njerëz në një vend të ngushtë). U shtypën në autobus (në vagon). U shtypën duke hyrë në stadium.
  • 2. vet. veta III. I ndryshohet trajta, çahet, shformohet (për pemë e perime të buta, kur vihen shtrënguar a troshiten gjatë mbartjes). Janë shtypur domatet (fiqtë, hurmat, pjeshkat).
  • 3. vet. veta III. Bëhet i ngjeshur, rraset; ulet. Është shtypur toka. Janë shtypur dyshekët (jastëkët). Nuk shtypet fare.
  • 4. fig. bised. Ngurroj të them diçka, të marr një vendim etj. Shtypej se s'donte t'ia prishte t'et.
  • 5. Pës. e SHTYP. Janë shtypur shumë libra. U shtyp kundërrevolucioni.
  • Më shtypet zemra bie në një gjendje të rëndë shpirtërore, brengosem, më ndrydhet zemra.