SHUGATUR mb.

  • 1. Që është duke u shuar, që është në të shuar e sipër. Zjarr i shugatur.
  • 2. fig. I shushatur, i shastisur. Qenka i shugatur ai!
  • 3. shih SHUAR (i,e) 7-9, II. Plak i shugatur. Ç'e gjeti, të shugaturin!
  • 4. I heshtur, ku s'ndihet asnjë zë, ku s'pipëtin asgjë. Shtëpi e shugatur. Fshat i shugatur.