SHUKEM vetv.

  • 1. Mblidhem shuk, mblidhem kruspull, tulatem. U shukën në një qoshe. U shuk si iriq. Shuku aty!
  • 2. Rrëzohem shakull përtokë a mbi diçka tjetër; bie top në vend. U shuk mbi karrige. U shuk nga kali në tokë.
  • 3. Troshitem. U shukën nëpër një udhë me gropa.
  • 4. Kapem me dikë, duke përplasur njëri-tjetrin në shesh. U shukën një copë herë. Mjaft u shukët!
  • 5. Pës. e SHUK.