SHUMËMILIONËSH mb.

  • 1. Që përbëhet nga shumë milionë njerëz, që ka një popullsi prej shumë milionësh. Popull shumëmilionësh. Popullsi (ushtri) shumëmilionëshe. Shtet (qytet) shumëmilionësh. Masat shumëmilionëshe.
  • 2. Që arrin një shumë prej disa milionësh, që arrin në shumë milionë; që çmohet shumë milionë. Kredi shumëmilionëshe. Pasuri shumëmilionëshe.