SHUMANSHËM mb.

  • 1. Që ka shumë anë e shfaqje, që përfshin shumë anë të një pune, të një çështjeje etj., që e vështron a e trajton diçka nga shumë anë; që ecën a zhvillohet në disa drejtime njëkohësisht. Dukuri e shumanshme. Program i shumanshëm. Shqyrtim (trajtim, studim) i shumanshëm. Veprimtari e shumanshme. Ndihmë (përkrahje) e shumanshme. Lidhje të shumanshme. Bashkëpunim i shumanshëm. Zhvillim i shumanshëm.
  • 2. Që ka dije nga shumë fusha të shkencës, të teknikës, të artit etj. dhe është i aftë të zhvillojë veprimtari në disa drejtime; që ka prirje dhe shprehi të shumta; i gjerë; kund. i lejueshëm. Dijetar (artist) i shumanshëm. Talent i shumanshëm.
  • 3. Shumëpalësh. Marrëveshje e shumanshme.