SHUNGULLOJ jokal.

  • 1. vet. veta III. Dridhet a tundet me zhurmë të madhe; gjëmon, oshtin thellë. Shungullojnë grykat (malet). Shungullonte vendi (toka, lumi, përroi). Shungullonin topat. Shungulloi motori. I shungullonin veshët.
  • 2. Dridhem shumë. Shungullonte nga ethet (nga të ftohtët). I shungullojnë duart. I shungullonte trupi.
  • 3. kal. Shkund me forcë, tund fort dikë a diçka, e bëj të dridhet. Shungulloj manin. Një krismë e fortë shungulloi ajrin. E shungulloi çunin (djepin).