SILURUES m.

  • 1. Anije e vogël ushtarake e pajisur me silurë.
  • 2. fig. keq. Ai që përpiqet fshehurazi të dëmtojë dikë a diçka a të bëjë të dështojë diçka a dikush.

SILURUES mb.

  • 1. Që është i pajisur me silurë dhe që shërben për të goditur me ta. Anije siluruese.
  • 2. fig. keq. Që përpiqet fshehurazi të dëmtojë a të bëjë të dështojë diçka a dikush. Veprimtari përçarëse dhe siluruese.