SOS kal. bised.

  • 1. I jap fund diçkaje, nuk lë me asnjë grimë a asnjë pikë, mbaroj. E sosi tërë miellin (bukën, lakrorin, gjellën, verën, ujin).
  • 2. E shpie deri në fund, e kryej plotësisht, përfundoj. Nuk e sosi fjalën. E sosi punën. Sosën së ngrëni.
  • 3. fig. Plotësoj, përmbush. Ia sosi dëshirat.
  • 4. jokal. vet. veta III. Mjafton diçka për të kryer një punë, arrin. Nuk i sosin të hollat. Nuk i sosi stofi.
  • 5. jokal. Arrij në një vend. Sosi në shtëpi (në punë). Sosi shëndoshë e mirë. Nuk sosi me kohë.

SOS pj. bised.

  • Përdoret në pyetjet dhe në shprehjet retorike me kuptim mohues ose për t'i dhënë shprehjes një ngjyrim dyshimi a mosbesimi ose qesëndie; se mos, nuk. Sos vjen për të mirë ai! Sos mendonin për ju! Sos ishte lopë e mirë!