SPROVË f.

  • 1. Vështirësi, fatkeqësi ose rrethana të tjera të rënda që i dalin përpara njeriut dhe që ai duhet t'i përballojë, duke treguar qëndresën e cilësitë e karakterit; provë jete. Sprovë e rëndë (e vështirë). Sprovat e jetës. Periudhë sprove. Kaloi një sprovë. I bëri ballë një sprove të rëndë.
  • 2. Përvojë. Sprova e një njeriu të vuajtur.
  • 3. Punim ose studim që trajton një çështje shkencore, shoqërore etj. me një vështrim të parë të përgjithshëm, pa synuar të japë zgjidhje të plotë përfundimtare. Sprovë paraprake. Sprovë e gramatikës krahasuese.
  • 4. Provë. E mori për sprovë.