STABILIZATOR m. spec.

  • 1. Pajisje që përdoret për të mënjanuar lëkundjet e tensionit dhe për t'iu dhënë rrymë të qëndrueshme aparateve të ndryshme elektrike (televizorëve, radiove, veglave matëse etj.). Stabilizatori i televizorit. Ndez (shuaj) stabilizatorin.
  • 2. Pjesa fundore e një predhe ose e një rakete, e përbërë prej disa fletësh, që shërben për të ruajtur drejtimin gjatë lëvizjes.