STATIK mb.

  • 1. fiz. Që ka të bëjë me statikën; që lidhet me statikën, i statikës. Problem statik.
  • 2. spec. Që është i palëvizshëm, në gjendje qetësie në vend ose në baraspeshë; i palëvizshëm; kund. dinamik. Gjendje statike e trupit. Ndijimet statike. Peshë (ngarkesë) statike.
  • 3. Që është i ngulitur në një vend dhe nuk lëviz; që qëndron në vend e nuk ndryshon, nuk zhvillohet (edhe fig.). Pjesë statike të një pajisjeje.
  • 4. fig. libr. Që i mungon gjallëria e lëvizjes, e zhvillimit ose e shprehjes; i ngurtë, i ngrirë. Lojë statike. Figura statike (në një pikturë etj.). Forma pune statike e të ngurta.
  • 5. fig. libr. Që i studion e i vlerëson dukuritë e ndryshme në mënyrë të shkëputur nga ndryshimi e zhvillimi i tyre. Studim (përshkrim) statik. Paraqitje statike.