STRATEGJI f.

  • 1. usht. Arti dhe shkenca e përgatitjes dhe e drejtimit të veprimeve të gjera luftarake me njësi të mëdha ushtarake ose të luftës në tërësi. Strategjia ushtarake. Strategjia e luftës popullore. Strategjia dhe taktika. Përpunoi strategjinë.
  • 2. Drejtimi kryesor i luftës së një partie ose të një grupi shoqëror për një periudhë pak a shumë të gjatë, së bashku me planin e përgjithshëm të veprimeve, të organizimit dhe të vendosjes së forcave; mjeshtëria për përcaktimin e këtij drejtimi dhe për udhëheqjen e masave në zbatimin e tij. Strategjia dhe taktika e leninizmit.
  • 3. sport. Plani i përgjithshëm i një loje për të arritur fitoren mbi kundërshtarin. Strategjia dhe taktika në shah.