TËRTHOR mb.

  • 1. I pjerrët; që lidh dy skaje a dy kënde të kundërta, jo pingul a horizontal, i tërthortë. Vijë tërthore. Drejtim tërthor. Prerje tërthore.
  • 2. Që shkon anës e anës, që nuk shkon drejt; që pritet me një tjetër; i tërthortë. Rrugë tërthore.

TËRTHOR ndajf.

  • 1. Pjerrtas, kërthazi; në vijën që bashkon dy skaje a dy kënde të kundërta, jo pingul a horizontalisht. E preu tërthor letrën. E vuri tërthor shkopin.
  • 2. Anës e anës, jo drejt. I ra tërthor (për të shkuar diku). Mori tërthor.
  • 3. fig. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, anës e anës, rreth e rreth, tërthorazi (për diçka që i thuhet dikujt a për mënyrën e veprimit). Ia tha (i foli) tërthor. Ndikon tërthor. Veproi tërthor.
  • 4. Shtrembër (edhe fig.). E shikonte tërthor. I shkonin punët tërthor.
  • Shul e tërthor shih te SHUL. I ra kryq e tërthor (një vendi) shih te KRYQ.