TAS I m.

  • 1. Enë e thellë dhe e rrumbullakët, në madhësi të ndryshme, prej balte, prej metali etj., që përdoret për gjellë, për bulmet ose për ushqime të tjera; sasia sa nxë një enë e tillë. Tas kosi. Një tas fasule (pilaf, qumësht, kos). Një tas me miell (me gjizë, me gjalpë, me supë, me ashure, me pilaf). Mbushi tasin. Hanin në një tas.
  • 2. Gotë a filxhan i madh e pa bisht, zakonisht prej balte ose prej metali. Tas uji. Tas çaji. Pi me tas.

TAS II m.

  • Pëllumb me kaçul në kokë.