teknikë
Shqip
redaktoniEmër
redaktoniteknikë f.
- Tërësia e mjeteve dhe e veglave të zhvilluara të punës, si edhe e metodave shkencore që përdoren në prodhimin shoqëror për të arritur përfundime sa më të mira me sa më pak shpenzime; tërësi makinerish, pajisjesh e veglash për një punë; fushë e veprimtarisë së njeriut, që lidhet me studimin, me përdorimin dhe me përsosjen e këtyre mjeteve e veglave, si edhe me përsosjen e metodave të prodhimit. Teknikë e përparuar (e prapambetur). Teknikë luftarake (bujqësore, industriale). Teknikë elektronike. Teknika e ndërtimit (e shtypit). Sukseset (të rejat) e teknikës. Fjala e fundit e teknikës. Zhvillimi (studimi) i teknikës. Njohja e teknikës. Në lëmin e teknikës. I pajisur me teknikë të lartë. Mbivlerëson teknikën. Shkatërruan teknikën e armikut. Ruajnë (e mirëmbajnë) teknikën.
- Tërësia e mënyrave dhe e metodave që përdoren në një punë të caktuar, mjeshtëria e nevojshme për ta kryer këtë punë; shkalla e zotërimit të këtyre mënyrave e metodave, zotësia e dikujt në një mjeshtëri. Teknikë profesionale (muzikore, artistike). Teknikë e përsosur (e lartë). Teknika e mbjelljes (e ujitjes). Teknika e fluturimit (e lundrimit). Teknika e ndërtimit (e sigurimit). Teknika e lojës (e zbritjes, e kërcimit). Teknika e të mësuarit (e të lexuarit). Zotëron (ka) teknikë.