TELEGRAFIK mb.

  • 1. Që ka të bëjë me telegrafin; që i përket telegrafit, i telegrafit. Aparat telegrafik. Kabllo telegrafike. Alfabet telegrafik sistemi i shenjave me pika e vija që përdoren në telegrafi për të dhënë shkronjat.
  • 2. Që bëhet me anë të telegrafit, që jepet me telegraf; që dërgohet me telegram. Lidhje telegrafike. Lajme telegrafike. Njoftim (urdhër) telegrafik.
  • 3. Shumë i ngjeshur e i përmbledhur, i shprehur me fare pak fjalë, që i ngjan një njoftimi të dhënë me telegram. Stil telegrafik. E dha në mënyrë telegrafike.
  • Agjenci telegrafike shih tek AGJENCI, ~A 2.