TESLIM ndajf. bised.

  • 1. Në dorë të një tjetri, në zotërim për ta ruajtur sipas marrëveshjes. Ia la teslim, në dorë. E kam teslim, ia jap vetëm të zotit. E bëri (e dha) teslim diçka.
  • 2. Ndore; në dorë të një tjetri. Iu bë teslim atij iu dorëzua në besë. Nuk iu bë teslim armikut nuk iu dorëzua armikut.
  • 3. Në gjendje shumë të sëmurë, pothuajse pa frymë. U gdhi teslim.
  • 4. përd. kallëzues. Po ta lë në dorë, po ta dorëzoj. Teslim, merre dhe bëj ç'të duash me të! Na, teslim, është jotja!