THEKSUAR mb.

  • 1. gjuh. Që shqiptohet me zë më të fortë ose me ton më të ngritur në të folur, që theksohet (për rrokjet a zanoret në fjalë). Zanore (rrokje) e theksuar. Fjalë e theksuar fjalë që ka një rrokje me theks.
  • 2. gjuh. Që shqiptohet me zë më të fortë ose me ton më të ngritur në të folur, që dallohet për të vënë në dukje rëndësinë kuptimore të saj, peshën emocionale që ka etj. (për një fjalë a për një pjesë të fjalisë). Fjala e theksuar në fjali.
  • 3. fig. I fortë i madh; që shquhet, që bie në sy, i dukshëm. Ngjyrë e theksuar. Pjerrësi e theksuar.
  • 4. fig. Që bie në sy, që zotëron diçka në shkallë të lartë, që dallohet nga diçka e veçantë; shumë i fortë shumë i madh. Dobësi e theksuar. Mungesë e theksuar. Dallime (ndryshime) të theksuara. Me karakter të theksuar ideologjik (politik, klasor).