THESAR m.

  • 1. Tërësi gjërash të çmuara, sendesh e monedhash të arta, të argjendta etj., që ruhen në një vend të sigurt të mbyllur ose të fshehur; grumbull gjërash me vlerë; sasi e madhe florinjsh etj., që vihen mënjanë në vend të posaçëm; vendi ku ruhen a ku fshihen këto sende. Thesar i çmuar. Thesar i shtetit. U gjet (u zbulua) një thesar.
  • 2. edhe fig. Diçka shumë e çmueshme që ka në vetvete vlera të mëdha; tërësia e vlerave të mëdha të kulturës materiale ose shpirtërore që ka një vend, një popull etj. Thesari popullor (folkloristik, gjuhësor). Thesaret pyjore. Thesaret e nëntokës (e detit ). Thesari teorik i Leninit. Thesari i përvojës revolucionare. Thesari i traditave. Është thesar i vërtetë.
  • 3. fig. Njeri a send shumë i shtrenjtë a shumë i dashur për dikë. Ky libër është thesar për mua. Ti je thesari im.