tretës
TRETËS mb.
- 1. Që tret një lëndë zakonisht të ngurtë, që e bën diçka të lëngshme. Lëngje tretëse. Lëndë tretëse.
- 2. si em. ~, ~ I m. ~, ~IT. Ujë a lëng tjetër, që tret një lëndë zakonisht të ngurtë. Tretës vajor. Tretës i zakonshëm. Tretës yndyrash. Heq njollat me tretës. Fut në tretës.