TROKOJ kal.

  • 1. E bëj me baltë a me pluhur, e fëlliq keq, e bëj trokë; ndyj. E trokoi pallton.
  • 2. E gris keq, e bëj zhele-zhele. E bëj copë-copë. Ia ka trokuar rrobat.
  • 3. E rrënoj, e shkatërroj, e prish; marr çdo gjë që ka dhe e lë të zhveshur e fare pa gjë; e shfaros krejt, bëj kërdinë; e bëj trokë. E trokoi shtëpinë. Ballistët e trokuan fshatin.

TROKON jokal.

  • Ecën me trok. Trokonin kuajt. Trokonte nëpër rrugë.