TRUMBETOJ kal.

  • 1. edhe jokal. I bie trumbetës, jap sinjalin ose alarmin me anë të trumbetës; luaj në trumbetë. Trumbetoi me trumbetë. Orkestra frymore trumbetonte një marsh.
  • 2. fig. zakon. keq. Shpall në të katër anët diçka pak të njohur ose të panjohur, bëj që ta marrin vesh të gjithë, e nxjerr në shesh, ua bëj të njohur të gjithëve; përhap, me bujë në çdo anë. Trumbetoj të vërtetën. Trumbetoj fitoret. Trumbetoj në të katër anët. Ia trumbetoj gjithë botës. Trumbeton me të madhe.