TULTË mb.

  • 1. Që ka shumë mish, që është gjithë tul. Me fytyrë të tultë. Me mollëza të tulta. Me shtat (me trup) të tultë.
  • 2. I butë e i qullët; që nuk është pjekur mirë (për bukën etj.). Bukë e tultë.
  • 3. Që është i butë e i lëngshëm, që është i mbushur me tul (për pemët, perimet etj.). Domate të tulta. Speca të tultë. Kërpudhë e tultë. Kumbulla të tulta.
  • 4. Që është i butë e me tul (për gjethet, kërcejtë etj.). Gjethe (rrënjë) të tulta. Kërcell i tultë.
  • 5. Që është i butë e pjellor, që është me lym e pa gurë (për tokën). Tokë e butë.
  • 6. fig. keq. Që s'është i zoti për asgjë, i plogët, i ngathët, qullac. Fëmijë i tultë.